Caution: JavaScript execution is disabled in your browser or for this website. You may not be able to answer all questions in this survey. Please, verify your browser parameters.

Dhuna ndaj grave në politikë!

Ky pyetësor ka për qëllim të mbledhë informacione mbi përvojat e individëve me dhunën ndaj grave në politikë, si dhe për të kuptuar se si kjo dhunë ndikon në angazhimin dhe mirëqenien e tyre. Të dhënat që do të mblidhen do të përdoren për të identifikuar sfidat dhe barrierat që përballen gratë në politikë, duke ndihmuar kështu në zhvillimin e politikave dhe masave të nevojshme për të përmirësuar situatën.

Ky pyetësor realizohet nga Qendra “Aleanca Gjinore per Zhvillim” me mbështetjen e Westminster Foundation for Democracy, në kuader të projektit, ‘’Advokimi dhe lobimi për të adresuar dhunën ndaj grave në politikë’’

Ju lutemi të përgjigjeni me sinqeritet dhe në përputhje me përvojat tuaja personale. Të gjitha përgjigjet do të trajtohen me konfidencialitet dhe anonim, dhe do të përdoren vetëm për qëllime kërkimore. Koha e plotësimit të pyetësorit është 3 - 10 minuta, në varësi të përgjigjeve.

Për më shumë na ndiqni në faqen: https://stopvawp.al/ 

Faleminderit për kohën dhe kontributin tuaj në këtë studim të rëndësishëm!